Arbitri-portierit: Prite penalltine sepse gabova

09/03/2009 15:40

Nuk ndodh shpesh qe nje lojtar te degjoje faljen e nje arbitri. Kete fat e ka pasur nje portier i kampionatit belg, ku arbitri i ndeshjes i ka kerkuar falje gardianit Nicolas Ardouin pasi dha nje 11 metersh te paqene.

Episodi vertet i vecante ndodhi gjate ndeshjes Gent-Tubize ku arbitri i kerkoi portierit mik ta priste penalltine pasi sipas tij, ajo ishte e paqene. “U gabova rende pasi nuk ishte penallti. Te lutem prite”, i ka thene ne vesh arbitri lojtarit Ardouin.

Kete detaj te vecante ai e ka rrefyer para gazetareve edhe pse nuk arriti te realizonte deshiren e gjyqtarit. “Nje gje e tille nuk me kishte ndodhur asnjehere”, ka theksuar portieri pas takimit te mbyllur 2-0 per skuadren vendase.

Top Channel