Ried, Salihi udheheq skuadren austriake

08/03/2009 10:50

Hamdi Salihi konfirmon momentin e mire qe po kalon me austriaket e Ried.

Sulmuesi i kombetares ishte protagonisti absolut ne fitoren 2-0 qe skuadra e tij arriti ne fushen e saj perballe Austria Karnten. 25-vjecari ishte autori i te dy golave, nga nje ne cdo pjese. Ai pershendeti rrjeten ne te 24-en, ndersa kur kronometri tregonte 64 minuta loje, realizoi edhe golin e sigurise.

Tashme, lojtari i Kombetares eshte ngjitur ne kuoten e 6 golave ne 15 ndeshje te zhvilluara ne “tipp3-Bundesliga”, nderkohe qe Ried ngjitet ne kuoten e 36 pikeve ne 25 takime. Me kete paraqitje, Salihi konfirmoi formen e mire, pas golit te realizuar ne Kupen e Austrise vetem 4 dite me pare, ne barazimin 2-2 me Trenkualder Admira.

Ne ate ndeshje, Salihi realizoi edhe ne gjuajtjet e penalltive, gjithsesi Ried u eliminua nga aktiviteti.

Top Channel