Galiani: Bekam sakrifikoi parate per Milanin

08/03/2009 13:10

Pasi i siguroi Milanit sherbimet e Devid Bekham deri ne fund te sezonit, Adriano Galiani zbuloi prapaskenat e marreveshjes.

Ne futboll, jane te pakte lojtaret qe kane hequr dore nga nje mal me para. Bekham eshte njeri prej tyre”, ishin fjalet e numrit 2 te kuqezinjve. Edhe pse akordi nuk eshte bere ende zyrtar, ai tregoi se ne bisedimet me Los Anxhelos Galaksi, vullneti i lojtarit rezultoi deciziv: “Anglezi di si ta shprehe ne menyre bindese lidhjen dhe afrimitetin qe ka me nje klub”.

Per ecurine jo te mire te Milanit, Galiani shtoi: “Demtimet jane arsyeja kryesore, edhe neser (sot) me Atalanten, kemi 8-9 mungesa”.

Top Channel