Bundesliga, dite ters per shqiptaret

08/03/2009 11:30

Futbollistet shqiptare qe luajne ne kampionatin gjerman kane qendruar ne hije ne ndeshjet e kesaj jave.

Ervin Skela dhe Energie Kotbus jane mposhtur ne fushen e tyre nga Herta e Berlinit. 3-1 ishte rezultati final i takimit, ne te cilin fantazisti vlonjat eshte aktivizuar per 83 minuta. Edmond Kapllani ka ngrohur stolin pergjate gjithe 90-minuteshit ku Karlsruhe humbi 1-0 ne fushen e Volfsburgut.

Trajneri Beker vazhdon ta “injoroje” sistematikisht sulmuesin, qe prej mosaktivizimit ka humbur edhe vendin ne Kombetare. Ashtu sic ishte paralajmeruar, Altin Lala nuk ka qene i grumbulluar humbjen 5-1 te Hanover me Bajernin.

Fundjave e keqe edhe per Skerdilajd Currin, qe u ndeshkua me karton te kuq vetem pas 18 minutave loje, ndersa Aue humbi 2-0 ne fushen e saj me Shtutgarter Kikers.

Top Channel