“SuperPippo” mund Atalanten

08/03/2009 17:25

Me ne fund Milani rigjen fitoren dhe madje bindese. Ndaj Atalantes kuqezinjte me ne krye Inzagin shenojne 3 gola dhe nuk pesojne asnje.

Organizatori i Milanit ne javen e 27-te, pa Kaka, Ronaldinjo dhe Sedorf, eshte Devid Bekham, i cili ne te njejten dite konfirmoi edhe qendrimin e tij te kuqezinjte deri ne fund te sezonit.

Inzagi qe ne minuten e 7-te kalon vendasit ne avantazh pas nje aksioni qe fillon pikerisht nga kembet e lojtarit britanik.

Atalanta kerkon golin e barazimit dhe arrin te vere nen presion disa here mbrojtjen dhe portierin e Milanit, por pa mundur te finalizoje.

Ne minuten e 71-t Inzaghi dyfishon dhe vetem pak minuta me pas shenon edhe golin e trete qe rezultoi fatal per Atalanten.

Kjo fitore e Milanit eshte nje tjeter hap drejt sigurimit te vendit te trete te cilin e mban me nje diference prej 5 pikesh nga vendi i katert.

Megjithate tifozeria kuqezi nuk eshte genjyer me kete fitore pasi gjate gjithe lojes nuk kane munguar parrulla si: “Vertet klubi me me shume tituj ne bote, por me kete politike po shkojme drejt fundit”, “Lojtaret, trajneri dhe drejtuesit, secili ka fajin e tij”, “President, dikur shpenzoje vertet para, tashme blen lojtar vetem me parametra zero”.

Mes ketyre parrullave me e madhja qe binte ne sy shkruante: “Nderoni ngjyrat e klubit tone”.

Nderkohe Napoli peson humbjen e 12-te te sezonit pasi u mund ne fushen e tij 0-2 nga Lacio.

Kryeqytetasit konfirmojne formen e tyre te mire pas fitores ne mesejave me Juventusin, edhe ne “San Paolo”, Roki ka qene vendimtar me dy golat e tij ne pjesen e dyte qe i jep skuadres se Delio Rosit vendin e shtate, menjehere pas Romes.

Top Channel