
Epiqendra e termetit qe gjunjezoi rajonin e Abruzzo-s ishte qyteza e vogel e Onna-s.
I derguari i Top Channel, Endri Xhafo ishte ne Onna ku pa nga afer pasojat e tragjedise.
Onna eshte kthyer ne zone fantazme, pasi pothuajse te gjithe ndertesat jane shkaterruar, ndersa nga 250-300 banore rreth 45 persona kane gjetur vdekjen.
Forcat e rendit kane bllokuar kalimin e njerezve, ndersa po kryhen operacione ne kerkim te trupave te mbetur nen rrenoja, ndersa shpresat per te mbijetuar jane fare te pakta.
Autoritetet lokale thone se ne kete zone nuk ka informacione per viktima ne radhet e shqiptareve.
Nderkohe kane nisur te vihen re edhe probleme me sistemimin e te pastreheve. Ne nje shesh te hapur jane vendosur tenda te emergjences civile, po jo aq sa duhen per t’u futur provizorisht njerezit qe kane mbetur ne qiell te hapur.
Top Channel