Spanje, mbyllet ne barazim derbi madrilen

07/03/2009 20:50

Eshte mbyllur ne barazim 1-1 ndeshja e shumepritur e kampionatit spanjoll, derbi Real Madrid-Atletico Madrid.

Kane qene mysafiret qe kane gjetur te paret avantazhin ne minuten e ‘38 me ane te Forlan, rezultat me te cilin eshte mbyllur pjesa e pare.

Nderkohe qe ne 45 minuteshin e dyte, ne te ’57 Huntelar ka barazuar per “galaktiket”.

Pavaresisht se te dyja skuadrat kane tentuar te gjejne rrugen e golit, rezultati ka mbetur i pandryshueshem deri ne fund te takimit.

Nderkohe, ne ndeshjen tjeter, Barcelona ka mposhtur ne shtepi Athletic Bilbao, me dy gola te Burgos dhe Messi.

Top Channel