
Kane bere profesionin e tyre te nderuar si mesues gjermanishteje pasi jane diplomuar ne perendim , por kane jetuar mes frikes dhe persekutimit te regjimit komunist.
Jane pushuar nga puna, jane surverjuar, jane burgosur, por kane mbetur figura te nderuar te arsmit shqiptar. Shoqata e miqesise “Shqiperi –Austri” ne Shkoder ka kujtuar mesuesit e shquar Karlo Ljarja, Ndoc Kamsi, Sander Bushati dhe Izet Bebeziqi, duke i shpallur Anetare Nderi pas vdekjes.
“Kane studiuar ne Austri dhe cfare kane patur ne dispozicion e kane vene ne sherbim te Shkodres dhe I kane dhene emer te gjithe shoqerise shqiptare te dekadave te meparshme”, u shpreh Prof.Dr, Mahir Hoti.
Artisti i njohur Rikard Ljarja, djali i Karlo Ljarjes, i pranishem ne takim tregoi se babai i tij ishte pushuar nga puna disa here dhe shkaku ishte sepse ai jepte mesime gjermanishteje. Lidhja mes Shkodres dhe Austrise nuk eshte rastesi.
Sipas dokumentave ne Shkoder mesimi i gjuhes gjermane ka nisur qe ne vitin 1848. Nderkohe qe para 250 viteve eshte hapur ne Shkoder Konsullata e pare Austriake.
Konsulli austriak ne Shkoder Gjergj Liqejza tha se tregues i kesaj marredhenieje te hershme jane edhe investimet austriake ne Shkoder.
Top Channel