
" /> ">
Kur negociatat per shitjen e Operatorit te Shperndarjes tek kompania ceke “Chez” ndodhen sipas Ministrise se Ekonomise ne fazen finale, ne menyre te papritur qeveria ka bere nje nderhyrje te minutes se fundit ne bilancin e OSSH per te rritur vleren e saj.
Kjo nderhyrje ndodh disa muaj pas zhvillimit te tenderit per shitjen e OSSH-se, ku u perzgjodh fituese kompania ceke. Sipas vendimit te qeverise, rreth 50 milione dollare borxhe qe OSSH-ja ka te Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Boterore, tashme do te kalojne ne bilancin e Korporates Energjitike Shqiptare dhe do te shlyhen nga kjo e fundit, duke lehtesuar keshtu detyrimet financiare te, pronarit te ri te shperndarjes. Po keshtu vendimi i heq Korporates Energjitike 1.1 miliarde leke asete dhe ja transferon ato Operatorit te Shperndarjes per te rritur me tej vleren e kesaj te fundit.
Edhe detyrimet afatshkurtra prej 1 miliarde lekesh, për blerjen e energjisë elektrike që OSSH-ja ka ndaj KESH dhe Operatorit të Transmetimit do te falen dhe do te kalojne po per rritjen e kapitalit te OSSH-se.
Negociatat e zgjatura per shitjen e OSSH-se mes qeverise shqiptare dhe kompanise “Chez” vazhdojne intensivisht prej disa muajsh dhe kontrata ende nuk eshte mundur te nenshkruhet. Vete ministri i Energjetikes ka deklaruar ne publik se procesi i negociatave ka qene delikat dhe ne disa pika te nxehta palet kane patur dhe qendrime te ndryshme, cka sipas disa eksperteve mund te jete dhe shkaku qe ka imponuar nderhyrjet e radhes se qeverise.
Top Channel