Pakistan, rrezohet avioni spiun amerikan

07/03/2009 16:00

Nje avion spiun i ushtrise amerikane eshte rrezuar ne Pakistan pasi eshte qelluar nga talebanet teksa fluturonte ne nje zone kufitare me Afganistanin.

Lajmin e bejne te ditur agjencite nderkombetare, sipas te cilave lidhur me ngjarjen ka edhe nje variant tjeter.

Duke iu referuar forcave pakistaneze te sigurise, burimet shtojne se avioni pa pilot mund te jete rrezuar per shkak te nje perplasjeje pasi po fluturonte ne kuote te ulet ne fshatin Angor Ada.

Top Channel