Korrupsion i larte me pronat

07/03/2009 15:35

Transparency International Albania deklaron se 60 per qind e ankesave per korrupsion lidhen me pronat dhe se nderhyrjet e qeverise ne legjislacion kane shtuar edhe me shume konfuzionin.(UPDATE)

“Ne gjithe analizat qe jane bere nuk vihet re permiresim, por anomali. Ligji i fundit per Legalizimin ka sjelle mbivendosje”, u shpreh Juliana Shllaku, eksperte e pronave ne TIA.

Edhe pronaret vjeter mendojne se korrupsioni dhe grabitja e pronave po stimulohet pikerisht nga legjislacioni.

“Ne Shqiperi vazhdon te konsiderohet prona si nje mjet qe mund te fitohet me ligje te ndryshme, ku shteti i jep te drejte vetes me pronen qe nuk i perket. Kulmi arriti me Ligjin e Legalizimeve, kur pronat shkojne ne favor te disa individeve qe kane thyer ligjin”, u shpreh Agim Toro, nga Shoqata e Pronareve.

Ne keto kushte Transparency International jep dhe reklomandimet perkatese ku me kryesori eshte ai per eleminimin e konflikteve ne legjislacion.

Konkluzionet e Transparency International ishin pjese e nje studimi per korrupsionin, qe u be publik te shtunen ne Tirane.

Top Channel