Berat, eksploziv shtepise se shefit te Krimeve
07/03/2009 10:50
Nje sasi eksplozivi ka shperthyer ne mesnate ne shtepine e shefit te Krimeve te Beratit, Perparim Dyrma.
Shperthimi i shkaktuar nga nje sasi tritoli, qe ishte vendosur ne taracen e shtepise se tij, ndodhi ne kohen kur te gjithe pjesetaret e familjes kane qene duke fjetur.
Fatmiresisht, nuk ka asnje person te lenduar nga sulmi, ndersa policia ka konstatuar vetem deme materiale te taraces.
Nderkohe, kane nisur hetimet per zbardhjen e motiveve dhe autoreve te shperthimit. Deri tani nuk ka asnje person te dyshuar per ngjarjen.
Top Channel