Tragjedia, viktimat percillen ne banesen e fundit

06/03/2009 20:25

Familja Gonaj u dha lamtumiren tre familjarve, Angjelina Gonaj dhe dy femijeve Dorina e Dorian, te cilet humben jeten gjate djegies se baneses se tyre ne Itali.

Qindra banore te zones, te aferm dhe njerez qe ndienin dhembjen moren pjese ne cermonine mortore aspak te zakonte. Ne cermonine mortore ishin te pranishem edhe drejtues te pushtetit lokal dhe deputetet e Shkoders.

Shiu qe binte dhe pamja gri qe kishte marre fshati Vrake, tregonte se edhe natyra po merrte pjese ne kete lamtumire te dhimbshme.

Nje karvan i gjate makinash dhe njerezish qe ecnin pas mortit kane shoqeruar trupat e pajete te familjes Gonaj, deri tek varrezat e fshatit ku dhe ato do te prehen perjete.

Viktimat Angjelina, Dorian dhe Dorina Gonaj humben jeten tragjikisht 5 dite me pare ne shtepin e tyre, pasi pronari i viles kishte lene gazin hapur duke provokuar perhapjen e flakeve e me pas shembjen e baneses qe shkaktoi dhe tragjedine.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta