Skandali, replika Bogdani-Shalsi

06/03/2009 20:00

PD dhe bashkia e Tiranes kane shkembyer pasditen e sotme nje seri replikash ne distance lidhur me skandalin Pango.

Zedhenesi i PD, Gerti Bogdani ka deklaruar se kryetari i Bashkise dhe PS, Edi Rama nuk mund te flase pasi sipas tij ai ka qene protagonist i skandaleve te veta “perverse”.

“Sot Edi Rama, ose “mister lakuriqi”, deshmoi se ai qendron pas organizimit te kurthit ndaj Ylli Pangos. Nese eshte dikush qe nuk ka goje te flase, ai eshte zoti Edvin “gjethja e fikut” Rama. Vertet Ylli Pango ka gabuar rende, por ti zoti Rama me perversitetin tend sulmove nenen e djalit tend”, ka deklaruar Bogdani.

Por i menjehershem ka qene reagimi i nenkryetarit te bashkise, Eduard Shalsi, i cili eshte shprehur se zedhenesi Bogdani mund te gjeje shpetim vetem me humbjen ne zgjedhjet e ardhshme.

“Jemi te shqetesuar per gjendjen psikologjike te zedhenesit te Berishes, i cili edhe pse i edukuar ne Perendim eshte i detyruar te shnderrohet ne nje robot per te hedhur balten e kryeministrit. Kjo eshte nje arsye me shume per te shpetuar Gertin nga nje doktor qe hap vetem plage”, ka pohuar Shalsi.

Top Channel