Pango, telashe edhe me sportin, paditet ne gjykate

06/03/2009 15:40

Duke mos mjaftuar shkarkimi nga posti i ministit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango tashme duhet te perballet ne gjykate edhe me komunitetin e sportit.

Eshte sekretari i Federates se Mundjes, Viron Bezhani ai qe e ka ndermarre kete hap. Sipas tij, ish ministri Pango ka shkelur ligjet shqiptare dhe statutin e kesaj federate ne lidhje me zhvillimin jashte rregullave te Asamblese Zgjedhore ne kete institucion dhe legjitimitetin e organeve te reja drejtuese.

“Ai ka veprar ne kundershtim me ligjin dhe me vete statusin, pasi duhej te na kishte lajmeruar 30 dite para per zhvillimin e zgjedhjeve. Pas gjykates do ankohemi edhe ne Federaten Boterore te Mundjes”, shprehet Bezhani.

Drejtues te larte te Federates Nderkombetare te Mundjes kane konfirmuar se zgjedhjet e reja ne Federaten Shqiptare nuk do te njihen.

Top Channel