Maradona: Kam qene nje njeri i vdekur

06/03/2009 17:20

Brenda pak kohesh e ka pare veten nga kufiri qe te ndan me vdekjen, drejt stolit te kombetares se Argjentines.

Behet fjale per Diego Armando Maradonen, emri i te cilit tashme nuk shoqerohet me me skandalet qe e lidhin me drogen dhe alkoolin. “El pibe de oro” e ka vene nen kontroll jeten e tij, duke shijuar cdo sekonde qe kalon. Ne nje interviste dhene per televizionin “TyC Sports” ai ka rrefyer disa momente te veshtira te jetes se tij.

“Po jetoj nje moment te jashtezakonshem. Prej vitesh nuk jetoja kaq i lumtur. M’u desh te luftoja cdo mengjes me veten time per t’u ringritur. Praktikisht isha i vdekur por me pas tregova se mund te dilet edhe nga tuneli i droges. Ndonjehere ngrihem ne 4 te mengjesit dhe nis te mendoj per kombetaren time”, eshte shprehur ish sulmuesi bardhekalter.

Ne vijim ai ka folur per eksperiencen e tij ne krye te stolit te Argjentines dhe ndjesite qe po kalon ne kete detyre. “Po jetoj nje moment magjik. Prej shume kohesh nuk ndihesha i tille dhe besoj se lojtaret do me ndihmojne te eci perpara. Kam thirrur Fernando Gago, Javier Mascherano, Juan Pablo Carrizo dhe te gjithe jane te gezuar nga ideja se do luajne ndaj Venezueles dhe Bolivise. Objektivi jone eshte Boterori 2010 per te fituar besimin e publikut”, deklaron ish sulmuesi.

Top Channel