Formula 1, Honda transformohet ne Brawn Gp

06/03/2009 21:50

Kur duhen edhe disa dite nga starti i Formula 1, skuderia Honda mund te quhet e shpetuar plotesisht.

Brawn Gp do te quhet skuderia e re qe ka marre nen mbikqyrje skuderine japoneze, e cila u largua nga ky sport per shkak te problemeve financiare qe po kalon shtepia e madhe e prodhimit te makinave. Ne krah te Jenson Button eshte konfirmuar edhe Rubens Barrichello.

“Muajt e fundit na kane vene perballe nje sfide shume te madhe, por ky njoftim eshte dicka e lumtur pas sforcove te medha te bera per t’i siguruar nje te ardhme kesaj skuderie”, ka theksuar pronari Ros Brown.

E sapolindura Brawn Gp do jete ne vijen e startit ne daten 29 mars ne Melbourne te Australise, ndersa neser ne Silverstone do nise testet per te provuar motorrin e ri Mercedes-Benz.

Top Channel