Bekcham qendron te Milan

06/03/2009 12:45

Milan dhe Galaxy jane gati te mbyllin marreveshjen e transferimit te David Beckham te klubi kuqezi deri ne fund te qershorit.

Vendimtar, per kete marreveshje, ka qene qendrimi i futbollistit, i cili ka hequr dore nga rreth 2 milione euro nga xhepi i tij, pasi shuma iu shtua ofertes 3 milione dollareshe te Milan. Ekipi i Berluskonit nuk ofroi kurre me shume se kaq!

Mungojne vetem disa detaje, por pas shume letrave dhe fakseve, duket se kalifornianet e pane te arsyeshme te aprovonin kerkesen e Milan.

Keshtu, anglezi do te perfundoje te gjithe sezonin me klubin kuqezi, ndersa ne mes te korrikut, 32 vjecari duhet te niset per ne SHBA, ku do te marre pjese ne 13 ndeshjet e fundit te Major League. Nderkohe qe janarin e ardhshem, Beckham do te shkoje ne Itali, bashke me familjen.  

Lajmi zyrtarisht pritet te publikohet shume shpejt, nderkohe qe David pavaresisht gjithe zhurmes mediatike dhe financiare mes klubeve nuk do te mungoje ne perballjen e se dieles me Atalanten.

Top Channel