Mukaj: Fatet e titullit, në duart e Tiranës

05/03/2009 10:30

Të gjithë te Tiranë dëshirojnë të qëndrojnë jashtë polemikave të fundit për vendin e parë në tabelën e renditjes, por i qëndrojnë besnik vendimit të FSHF-së, që përcakton bardheblutë si kryesues të Fazës II.

Këtë linjë ndjek edhe kapiteni Devis Mukaj, i cili pohon se tashmë klubi ka planifikuar gjithçka në bazë të kalendarit të publikuar nga organi më i lartë i futbollit shqiptar të hënën.

Po ashtu, edhe Muka e shikon si “favorizues kalendarin, pasi ndeshjen e fundit me Vllazninë, rivalin më të ashpër në luftën për titull, Tirana do ta luajë në kryeqytet. Ne ndihemi të sigurt drejt misionit tonë, fitimit të trofeut”. Gjithsesi, kapiteni ka besim te skuadra e tij në potencialin që ka për të realizuar objektivat.

“Unë besoj se fatet e titullit janë në duart e Tiranës, shton Mukaj, i cili ka besim se Tirana do ta kalojë shumë shpejt periudhën negative pa gol dhe do të rikthehet te fitorja. Dje skuadra ka zhvilluar edhe seancën stërvitore në një fushë kalçetoje, ndërsa përgatitet për ndeshjen me Lushnjën.

Top Channel