Messi vendos pikat mbi “i”: Perjete tek Barcelona

05/03/2009 17:45

Lionel Messi u pergjigjet shpejt, sakte dhe thate zerave qe e shikojne te ardhmen e tij tek Manchester City.

Asi argjentinas i Barcelones ka planifikuar ta mbylle karrieren ne klubin ku aktivizohet aktualisht, duke siguruar se nuk do largohet asnjehere nga “Camp Nou”. Ofertat milionere te sheikeve arabe nuk mund t’ia mbushin mendjen “pleshtit” pasi ia i siguron te gjithe se ambienti i tij ideal eshte ne Katalonje.

“Gjithcka eshte vetem fantazi. Do qendroj tek Barca deri ne fundin e karrieres. Objektivi jone primar eshte Liga Spanjole. Champions League eshte nje eveniment me i komplikuar, por kemi shume deshire qe ta fitojme”, shprehet sulmuesi.

Diten e djeshme u publikua nje interviste e sheikut te Manchester City, Sulaiman Al Fahim, i cili beri te ditur se synon Diego Armando Maradona-n per drejtimin e klubit dhe sulmuesin e ri per skuadren ne fushe.

Top Channel