Ashley Cole i dehur, kalon naten ne burg

05/03/2009 16:40

Tashme ne Angli eshte kthyer ne mode qe lajmet me lojtaret e dehur te zene faqet e para te tabloideve.

Kete here ne media eshte shfaqur fytyra e mbrojtesit te Chelsea dhe kombetares angleze, Ashley Cole. Ai eshte arrestuar nga policia angleze dhe me pas eshte leshuar pasi ka paguar nje gjobe prej 90 eurosh.

Sipas tabloideve, lojtari eshte arrestuar gjate oreve te para te mengjesit ne daljen e nje klubi nate ne Londer, duke ofenduar agjentet e policise gjate momenteve te prangosjes. Mbrojtesi blu ndodhej ne lokal bashke me shoket e skuadres John Terry e Michael Mancienne.

Ai qendroi ne qeli per rreth 3 ore. Nderkohe, pritet qe klubi i Abramovich te reagoje ndaj ngjarjes se shemtuar, duke marre masa denuese ndaj mbrojtesit.

Top Channel