“Bild” : “Fatmir Vata, ky shpëtimtar i Koblenc”

05/03/2009 10:35

Tus Koblenci shikon ditën e shpëtimit dhe promotor i një kthese të tillë në luftën për të mos rënë nga Bundesliga 2 është bërë pikërisht sulmuesi shqiptar i kësaj skuadre Fatmi Vata.

37-vjeçari, ish-lojtar i kombëtares kuqezi, është kthyer në inspiruesin e të gjithëve, duke shënuar edhe një gol në fitoren 2-0 në Augsburg.

“Ne gjithmonë e kemi ditur se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, deklaroi Vata për gazetën prestigjioze gjermane “Bild”.

Nëse ne të gjithë jemi mirë fizikisht, atëherë vështirë se do të biem nga kategoria. Ne e dinim se dikur rezultatet do të vinin. Në Vehen nuk kishim se ç’të kumbisnim. Dhe me në fund gjetëm ritmin tonë”. Goli ndaj Augsburgut ishte i 29-i për Vatën në Bundesligën 2 dhe i 37-i në Gjermani, përfshirë këtu edhe 8 gola që ka shënuar në Bundesligën 1

Top Channel