Tirana, e kënaqur me kalendarin

04/03/2009 09:25

Edhe pse ende vazhdon kontestimi i Vllaznisë në lidhje me vendin e parë në renditje, Tirana nuk duket aspak e shqetësuar, pasi, sipas tyre, këtë çështje tashmë e ka zgjidhur FSHF-ja.

Donatori Refik Halili theksoi se “Tirana e meritoi vendin e parë në bazë të rregullores”.

Tashmë drejtuesit kanë filluar të bëjnë llogaritë me kalendarin e publikuar nga FSHF, gjë që i ka kënaqur në përgjithësi të gjithë në kampin bardheblu. Fakti që Tirana do të mund të luajë 8 ndeshje në shtëpinë e saj, një më shumë se rivalët, mund të jetë një avantazh për skuadrën, e cila synon titullin e 24-t në këtë sezon. Ndeshja e fundit me Vllazninë, e cila mund të rezultojë vendimtare në luftën e fortë mes Tiranës dhe skuadrës shkodrane, do të luhet në kryeqytet. “Kalendari duhet shfrytëzuar më
së miri deri në fund”, ka shtuar Halili.

Gjatë javës ka pasur një përplasje mes trajnerit Agustin Kola dhe donatorit Halili, për shkak të ardhjes me vonesë të trajnerit në stërvitje, por gjithçka duket se është sheshuar tashmë.

Top Channel