Shtypi spanjoll: Marreveshje Real Madrid-Kaka

04/03/2009 16:05

Telenovela Ricardo Kaka-Real Madrid ka filluar te shqetesoje serish skuadren e Milanit qe duhet te beje nje tjeter sforcim per te mbajtur brazilianin edhe pse kete here duket se me te favorizuar jane spanjollet.

Sipas shtypit iberik, nese Florentino Perez do marre drejtimin e shoqerise ne zgjedhjet e muajit korrik, atehere Kaka do te jete nje ceshtje e mbyllur per “Shtepine e Bardhe”.

Po sipas shtypit, Perez ka arritur nje marreveshje paraprake me lojtarin qe mendon te largohet nga “Djalli” gjate muajve te veres kur do te hapet edhe merkatoja verore. Te njejtat burime theksojne se tashme ceshtja eshte ne rruge te mbare dhe Realit i duhet te gjeje edhe marreveshjen me Milanin per te zyrtarizuar bashkimin me lojtarin qe prej vitesh e enderron.

Gjithesesi, per te mesuar me shume rreth zerave qe qarkullojne kohet e fundit, duhet te presim zgjedhjet ne klubin spanjoll, ku premtimet ne prag fushatash per blerje lojtaresh tashme jane kthyer ne mode.

Top Channel