Ronaldo fut ne telashe edhe drejtorin teknik

04/03/2009 15:10

Pret te beje debutimin me fanelen e Corinthias duke e rinisur karrieren me nje hap te madh prapa.

Ronaldo dhe klubi i tij i ri nuk po kalojne nje periudhe te mire per shkak te mosmarreveshjeve te medha. Pas lajmit per shthurjen e radhes se sulmuesit qe zgjodhi nje nate ne diskoteke dhe jo grumbullimin ne hotel me skuadren, shoqeria pauliste ka marre masa duke gjobitur drejtorin teknik Antonio Carlos Zago.

Sipas gazetes “Estado”, drejtuesi i larte i Corinthias eshte gjobitur pasi i lejoi lojtarit te largohej nga hoteli ne te cilin ishte vendosur skuadra. E verteta eshte se Ronaldo dhe Zago moren pjese ne nje darke ne shtepine e drejtuesit dhe me pas e kaluan naten ne nje lokal prostitutash, disa nga te cilat pohuan pranine e sulmuesit ne bar.

Nderkohe, nuk dihet ende data e sakte e rikthimit te ish “Fenomenit” ne fushe pas demtimit te gjate 1 vjecar ne gjurin e majte qe e detyroi te kryente nderhyrjen kirurgjikale.

Top Channel