Real Madrid, zgjedhjet presidenciale ne 5 korrik

04/03/2009 15:40

Me ne fund eshte caktuar nje date per zgjedhjet presidenciale ne klubin e Real Madrid.

Pas doreheqjes se Ramon Calderon per shkak te skandalit ne zgjedhjet e dhjetorit, shoqeria “merengues” do ta njohe drejtuesin e saj te ri ne muajin korrik. Kete e ka bere te ditur presidenti i perkohshem Vicente Boluda, sipas te cilit, ne fundin e ketij muaji gjate asamblese se jashtezakonshme do te zyrtarizohet edhe data e zgjedhjeve.

“Votimi do mbahet ne fundjaven e pare te muajit korrik, ose me sakte, te shtunen e 5 korrikut. Ne daten 7 lojtaret do kthehen nga pushimet dhe do rinisein stervitjen”, theksoi presidenti Boluda.

Kandidati kryesor per te marre drejtimin e shoqerise eshte ish presidenti Perez qe ka edhe mbeshtetjen e pjeses me te madhe te aksionereve.

Top Channel