Platini: UEFA do ta njohe Kosoven pas OKB-se

04/03/2009 16:35

Gjate nje vizite te zhvilluar ne Beograd, presidenti i UEFA-s Mishal Platini ka dhene nje sinjal negativ ne lidhje me anetaresimin e Federates Kosovare te Futbollit ne organizmat me te larte te futbollit boteror dhe evropian.

Sipas tij, Kosova nuk do t’i bashkangjitet federatave te tjera ne UEFA dhe FIFA derisa ky shtet te njihet juridikisht edhe nga Organizata e Kombeve te Bashkuara.

“Situata eshte shume e thjeshte, UEFA dhe FIFA nuk merren me politike. E vetmja gje qe mund te bejme eshte respektimi i statutit te UEFA-s dhe statuti thekson qarte se per t’u anetaresuar ne UEFA, eshte e domosdoshme te njihesh nga OKB-ja”, u shpreh Platini, duke i dhene nje tjeter “shuplake” shpresave te FFK-se per t’u njohur nderkombetarisht.

Gjate deklarates dhene per gazetaret ne kryeqytetin e Serbise, Platini ka shtuar se duhet gjetur nje zgjidhje per te ndihmuar edhe te rinjte kosovare qe luajne futboll.

Top Channel