Messi: Barcelona u ndal nga kriza psikologjike

04/03/2009 21:15

Lionel Messi ka gjetur problemin qe po e detyron te caloje Barcelonen gjate ndeshjeve te fundit.

Sulmuesi argjentinas ka deklaruar se ajo cfare e ka bere skuadren te ule ndjeshem ritmin eshte nje problem psikologjik dhe jo forma fizike.

“Duhet qe te jemi te qete pasi ne kampionat jemi ende ne avantazh me 4 pike dhe gjerat do permiresohen ne te ardhmen”, ka thene asi katalanas ne nje interviste per Radio Diaz. Ne vijim ai ka komentuar dopieten e bashkekombasit Aguero gjate ndeshjes kunder Atletico Madrid.

“Djali i ka sjelle fat. Shpresoj qe nje gje e tille t’i ndodhe edhe me kombetaren. Une me te fejuaren time nuk do bej nje femije qe te arrij te shenoj”, ka perfunduar me humor “pleshti”.

Top Channel