Ferguson paralajmeron skuadren: Me kembe ne toke

04/03/2009 20:50

Sir Alex Ferguson paralajmeron lojtaret e tij te qendrojne me kembe ne toke, pavaresisht formes se mire te treguar deri tani.

Ne nje interviste dhene per BBC-ne, tekniku i Manchester United ka paralejmeruar skuadren te vazhdoje serine e fitoreve, pavaresisht 6 pikeve avantazh ndaj rivaleve Liverpool dhe Chelsea. Duke vazhduar ne kete linje, Ferguson ka marre shembullin e Barcelones, e cila nga 11 pike avantazh ndaj vendit te dyte, tani e shikon veten vetem 4 pike me shume se Real Madrid.

“Skuadra blougrana kishte 11 pike avantazh dhe tani ka vetem 4. Ky eshte nje paralajmerim per ne qe titulli nuk eshte fituar ende”, thekson Ferguson. Para disa ditesh, Manchester United fitoi titullin e dyte te sezonit, Carling Cup pas kupes se boterorit te klubeve.

Top Channel