Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Ish-kryeprokurori i Krimeve te Renda, Adnan Kosova do te deshmoje ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne nje proces te nisur per Albana Lazen, arrestuar per vjedhje me ane te mashtrimit.
35-vjecarja nga Shkodra u be e njohur per policine pas denoncimit te familjareve te nje tjeter te pandehuri, Emiliano Shullazit. Duke u prezantuar si kusherira e ish-kryetarit te Gjykates se Krimeve te Renda, Sander Simonit, gruaja u kishte marre familjareve te Shullazit, 150 mije euro ne shkembim te lirimit te tij nga burgu.
Por pasi Shullazi nuk pati asnje lehtesim gjate procesit gjyqesor, familjaret e denoncuan ne Prokurorine e Krimeve te Renda.
Gruaja qe ndodhet ne qeli prej mese nje viti i kerkoi gjykates te vijne per te deshmuar per vec prokurorit, Adnan Kosova, ish-Drejtorin e Krimeve te Renda tashme drejtor i policise se Tiranes, Tonin Voci, te dy keta te akuzuar prej saj ne sallen e gjyqit.
Megjithese 35-vjecarja u arrestua per marrjen e lekeve, zyrtarisht nuk u mesua kurre nese vertet ajo ia kishte dorezuar shumen e konsiderueshme ndonje zyrtari, apo thjesht ajo kishte mashtruar ashtu sikurse ka edhe akuzen.
Top Channel