Kontratë 1 milion dollarë për Isli Hidin te Krivbasi

03/03/2009 11:05

Një milion dollarë, kaq është vlera e kontratës që e lidh për 3 vitet e ardhshme portierin e Kombëtares shqiptare, Isli Hidi, me skuadrën ukrainase Krivbas.

“Të gjitha palët mbetën të kënaqura me nënshkrimin e kësaj kontrate, pavarësisht se për Islin, në fakt, bëhet fjalë për një rikthim te Krivbasi, por kësaj radhe me një autoritet të padiskutueshëm për vlerat e tij si portier, tha për “Albania-sport.com” menaxheri i portierit, Sokol Haxhia.

Hidi është një portier me autoritet dhe përvoja e tij vlerësohet shumë te Krivbasi. Ky nuk është konstatim vetëm i imi, por dhe i drejtuesve të klubit ukrainas, të cilët plotësuan të gjitha kushtet jo vetëm financiare, por dhe ato njerëzore, që kërkova unë si menaxher në emër edhe të Islit”, theksoi Haxhia.

Idi braktisi Qipron në fi llim të këtij viti, për t’u rikthyer sërish në Ukrainë, por tek e njëjta skuadër. Aty ai ka gjetur edhe dy bashkëkombësit e tij, Dorian Bylykbashin dhe Ervin Bulkun.

Top Channel