Jareci e Janku, arbitrat e FIFA-s per 2009-en

03/03/2009 15:50

Edhe ne 2009-en, stema e FIFA-s tek arbitrat shqiptare do perfshije dy emrat e vitit 2008, Albano Janku dhe Sokol Jareci.

Gjate nje ceremonie te organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit jane bere te ditur edhe emrat e asistenteve, Emiljano Bicaku, Ergin Doda e Denis Rexha, ndersa gjyqtari shqiptar nderkombetar i futbollit nga FIFA u emerua Kreshnik Hakrama.

Federata Shqiptare e Futbollit i dorezoi gjyqtarit Remzi Sadiku pllakatin si arbitri me i mire i prespektives, ndersa Gezim Koka u nderua me pllakatin si asistenti me i mire. Albano Janku ka gjykuar per here te fundit nje ndeshje nderkombetare ne 31 korrik te vitit 2008, ndersa Sokol Jareci gjate vitit te kaluar gjykoi dy takime nderkombetare.

Top Channel