Igli Tare kërkon Kupën e Italisë si drejtues te Lacio

03/03/2009 11:10

Igli Tare konfi rmon se Lacio do të impenjohet maksimalisht edhe në Kupën e Italisë.

Ish-kapiteni i Kombëtares, tashmë në rolin e drejtuesit te bardhekaltërit, tha: “Ky trofe është një prej objektivave tanë në sezonin aktual”. Nëpërmjet trofeut të dytë për nga rëndësia, skuadra e Delio Rosit mund të sigurojë rrugën më të thjeshtë drejt aktiviteteve evropiane për edicionin e ardhshëm.

“E vlerësojmë maksimalisht ndeshjen me Juventusin dhe do të japim maksimumin në fushën e lojës që të fitojmë”, shpjegoi Tare për radio “Kiss Kiss”. “Është një përballje e vështirë, sepse bardhezinjtë kanë treguar se gëzojnë një formë të mirë. Në fundjavë luajmë me Napolin? I përgatisim ndeshjet hap pas hapi. Fillimisht jemi të përqendruar te sfida me Juven, ndërsa më pas jam i bindur se do të arrijmë rezultat pozitiv edhe në ‘San Paolo’”.

Në fund, edhe dy fjalë për merkaton laciale: “Jemi në pozita mjaft të mira në bisedimet me Zarate, Matuzalem e Pandev”.

Top Channel