Viti më i vështirë për Bastonin! Nga kartoni i kuq me Italinë te akuzat për prostitucion me të mitura, çfarë po ndodh me mbrojtësin e Interit
Ditet e fundit jane shtuar shume zerat qe e shikojne francezin Franck Ribery larg skuadres se Bayern Munchen dhe kjo nuk i ka pelqyer presidentit te nderit Franz Beckenbauer.
Orvatjeve te Barcelones dhe Manchester United per te marre sulmuesin, “kaizeri” u eshte kundervene me nje deklarate te ashper kunder lojtarit, i cili ka dhene sinjale te qarta se karriera ne “Allianz Arena” do perfundoje shpejt. “Ribery te jep pershtypjen se i thote disa gjera me qellim te qarte. Ka gjithmone nje problem kur nje lojtar deshiron te largohet dhe klubi i vendos pistoleten ne gjoks derisa ai te largohet”, shprehet ish drejtuesi me i larte i shoqerise bavareze.
Ne vijim te intervistes dhene per gazeten “Bild”, ai ka shprehur shqetesimin per varesine e skuadres nga Ribery, duke pohuar se kjo nuk eshte nje e dhene pozitive per nje skuader qe kerkon te jete kompetitive dhe te luaje perhere ne nivele te larta.
Top Channel