Juve, 13.5 milionë sterlina për Maluda

02/03/2009 11:00

Juventusi kërkon me çdo kusht afrimin e Florent Maluda për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, edhe francezi i Çelsit, që shihet si pasardhësi ideal i Pavel Nedved, nuk e ka fshehur dëshirën për të veshur fanellën bardhezi.

 Sipas gazetës britanike, “Various”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë ofruar 13,5 milionë sterlina për 28-vjeçarin. Për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e zërave të merkatos, por një plus tjetër për afrimin e mesfushorit është edhe fakti se ai pëlqehet nga trajneri Ranieri.

Maluda ka karakteristika interesante për lojën e Juventusit, por klubi ka hartuar edhe një listë me alternativa të tjera. Në “pole position” qëndron gjithmonë David Silva i Valencias, edhe pse mesfushor i talentuar kushton shtrenjtë. Dy lojtarë që simpatizohen janë edhe Riberi e Diego, gjithsesi konkurrenca për shërbimet e tyre është mjaft e fortë.

Top Channel