Formula 1, prezantohet Force India, synon pikë

02/03/2009 11:20

Një motor i ri Mercedes (jo më Ferrari), furnizim nga McClaren për paketën e marsheve dhe sistemin hidraulik dhe dy pilotë si Fizikela dhe Sutil.

Të gjithë këta përbërës mund të mjaftojnë që në Botërorin e ri të Formula 1 të shihet një Force India më e mirë se ajo e vitit 2008, kur nuk arritën të grumbullonin asnjë pikë në klasifikimin për konstruktorë.

Gjithsesi, forca e kësaj skuadre do të konfirmohet vetëm në fund të muajit, në Çmimin e Madh të Australisë, që hap kampionatin e ri në F1. Por, në ditën e prezantimit të VJM02 në Jerez, të gjithë janë optimistë.

Duke filluar nga patroni Vizhai Malja: “Për të qenë i sinqertë nga do të isha aspak i lumtur nëse gjatë sezonit të ri nuk do të tregonim përmirësime të dukshme, tha ai. Nuk ka justifikime, duhet ta fillojmë mirë sezonin dhe në mes të kampionatit të kemi grumbulluar disa pikë”.

Top Channel