Dos Santos ben “mea culpa”: Dua serish Barcen

02/03/2009 18:55

Sulmuesi meksikan i Tottenham, Giovani Dos Santos nuk ka kaluar as nje vit ne radhet e “Gjelave” dhe tashme kerkon te rikthehet serish tek Barcelona.

Ne nje interviste dhene per gazeten “The Sun”, i riu i talentuar ka vene ne dukje nostalgjine qe ka per skuadren katalanase dhe deshiren per t’u bashkuar serish me ekipin “blougrana”.

“E lashe Barcelonen sepse isha ne kerkim te hapesirave me te medha. Shume here eshte e nevojshme te marresh vendime te rendesishme edhe pse te veshtira. Jam ne Premier League per te vazhduar punen dhe per te kerkuar nje rruge kthimi tek Barcelona. Kam ende shume miq aty qe po zhvillojne nje sezon te madh. Shpresoj qe te fitojne shume tituj”, shprehet sulmuesi i talentuar.

Giovani Dos Santos u transferua tek Tottenham gjate merkatos se veres per te gjetur me shume hapesira, por deri tani ai ka ngrohur stolin e skuadres londineze.

Top Channel