Briatore: Ferrari eshte skuderia favorite

02/03/2009 21:35

“Skuadrat kryesore te ketij sezoni do jene te njejtet por mes Ferrarit dhe McLaren mendoj se ne krye do jete ekipi nga Maranello”. Me kete koment, shefi i skuderise Renault, Flavio Briatore tregon se kokekuqja do te jete makina qe duhet mundur.

Ne vijim te intervistes, ai ka dale kunder sistemit Kers. “Nuk mund te behet politike per te reduktuar kostot me perdorimin e Kers. Nese te gjithe kane Kers dhe fitojne 2-3 te dhjetat, mund te them se jane shpenzuar qindra miliona per asgje”, vijon inxhinieri italian, sipas te cilit, Formula 1 duhet te funksionoje si  nje ndermarrje.

“Nuk duhet nje gjeni per ta kuptuar qe nevojitet nje sport i cili i dhuron emocione publikut. Miliona sportedashes duan te shikojne parakalime dhe nuk jane te interesuar pas teknologjise”, thekson Briatore. Bosi i Renault ka komentuar edhe gjendjen tek Ferrari, duke thene se ne vitin 2008 Massa ka zhvilluar nje kampionat te mire, ndersa Raikkonen kaloi disa probleme.

Top Channel