Behrami jashte fushave per shume kohe

02/03/2009 15:15

Demtim i rende per shqiptaro-zvicerianin e West Ham, Valon Behrami.

Trajneri i londinezeve Gianfranco Zola duhet te beje llogarite me mungesen e lojtarit te rendesishem te formacionit te “Cekaneve”, pasi Behrami do mungoje per nje kohe te gjate. Ne ndeshjen e djeshme kunder Manchester City te fituar 1-0 nga West Ham, ish mesfushori i Lazio-s eshte demtuar, duke ngelur per disa minuta i shtrire ne tapetin e gjelber te “Upton Park”.

Sipas te dhenave te para, ai ka pesuar nje demtim te rende ne gjurin e majte pas perplasjes me nje kundershtar. Vetem gjate oreve te ardhshme do mesohet nese Behrami do ta mbylle sezonin ne infermieri.

Behrami konsiderohet si nje nga lojtaret kyc te West Ham dhe gjate merkatos se dimrit ai u kerkua nga disa skuadra te medha, perfshire ketu edhe Romen, kundershtaren e perjetshme te Lazio-s.

Top Channel