Milani ne krize, humbet me Sampdorian

01/03/2009 18:25

Milani eshte mundur 2-1 edhe nga Sampdoria duke konfirmuar se skuadra e Ancelotit eshte ne krize. Pas eleminimit nga Kupa UEFA, sfida e te dieles shihej si ndeshja e ktheses per kuqezinjte, por ndodhi e kunderta.

Ka qene Kasano ai qe kaloi vendasit ne avantazh, nje gol i kontestuar nga lojtaret milanez. Ne pjesen e dyte ishte Pacini ai qe dyfishoi rezultatin.

Braziliani Pato rihapi ndeshjen 10 minuta nga fundi me nje gol te bukur me koke, por serish loja e Milanit caloi.

Per nje cast gezimi i Emerson, u duk se ligjeroi barazimin, por goli i brazilianit u anulua per pozicion jashte loje ndersa miqte nuk evituan humbjen 2-1.

Rexhina barazoi 1-1 me Fiorentinen duke rikuperuar disavantazhin e pjeses se pare, nderkohe qe sfida me interesante e kesaj jave ne Serie A eshte ajo mes Interit dhe Romes e cila do te transmetohet direkt ne paketen Supersport ne oren 20:30.

Top Channel