Revolucioni Milan, Galiani “shtrengon dhembet”

28/02/2009 15:40

Eleminimi i shpejte nga Kupa UEFA duket se do te sjelle nje revolucion ne skuadren e Milanit, duke filluar ndoshta edhe nga trajneri.

Ky eshte mesazhi i qarte i leshuar nga Adriano Galiani, sipas te cilit, deshtimi ne Serie A dhe mospjesemarrja ne Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem, i con te gjithe ne shtepi dhe i kthen te gjithe ata ne te papune.

Anceloti eshte i konfirmuar ne pankinen kuqezi deri ne vitin 2010, por nuk do te pengohet ne rast se ai ne fund te sezonit do te kerkoje largimin nga Milanelo drejt skuadrave te cilat kane shfaqur interes. Kandidaturat tashme kane filluar te perfliten ne media, duke filluar nga Leonardo, Roberto Donadoni, apo dhe dy holandezet e famshem Rijkaard e Van Basten.

Nuk do te mbeten jashte ketij revulucioni edhe futbolliste si, Maldini, Favali dhe Emerson, te cilet do largohen ne fund te sezonit, ndersa Shevcenko mund te kthehet te Celsi. Ne dyshim shihet edhe e ardhmja e brazilianit Kaka. Edhe pse ne janar 27 vjecari refuzoi oferten e Mancester Sitit, nuk eshte e thene qe te beje te njejten gje ne fund te sezonit ne rast se kuqezinjte nuk hyjne ne Ligen e Kampioneve.

Per Bekam pritet qe gjithcka te mesohet javen e ardhshme, nderkohe po studiohen edhe pozicionet e Sedorf, Ambrozinit, Nestes, Kalaxes, Dides dhe Kalac. Te vetmit qe e kane siguruar vendin tek Milan edhe per sezonin e ardhshem jane, Abiati, Zambrota, Pirlo, Flamini, Gatuzo, Ronaldinjo, Pato, Inzagi e Borrielo.

Top Channel