Qato, pas 16 muajsh në ringun londinez

28/02/2009 10:35

Kreshnik Qato, kampioni i botës për peshat e mesme në versionin WBF, do të ngjitet në ringun londinez pas një mungese 16-mujore.

 Boksieri shqiptar do të përballet me 29-vjeçarin Deni Gode në “Kensington Town Hall” në kryeqytetin anglez. Qato, me 13 fitore radhazi, cilësohet si favoriti kryesor i duelit që do të zgjasë 10 raunde.

Kundërshtari i durrsakut është një boksier me bilanc relativisht të mirë si profesionist në ringun britanik, me 12 fitore dhe 3 humbje.

Ai njihet ndryshe me nofkën “Dangerous” (I rrezikshmi), por pavarësisht kësaj, deri më tani Gode nuk kishte kryqëzuar asnjëherë dorezat me kundërshtarë të nivelit të Kreshnik Qatos. Dueli i fundit i 30-vjeçarit, që në 23 sfida ka dalë 17 herë triumfues (2 me KO), ishte ai i 20 dhjetorit 2008, ku mbrojti brezin e kampionit përballë sfidantit amerikan David Estrada.

Në duelin e zhvilluar në Uashington DC, shënoi debutimin në ringun amerikan, Qato fitoi pas gjashtë raundesh. Ndërkohë, mësohet se boksieri dhe stafi i tij kanë planifikuar që përpara fundit të vitit 2009, pas përballjes me Gode, të zhvillojnë të paktën një ndeshje për të mbrojtur titullin në WBF. Ndërsa në mes të vitit 2010, Qato synon të rikthehet në ringun shqiptar, në duel për njërin nga titujt e mëdhenj botërorë.

Top Channel