Vllaznia apelon gjykimin në Kupë

27/02/2009 10:00

Vllaznia merr rrugën drejt FSHF-së për të apeluar gjykimin e dobët në ndeshjen e parë të çerekfi nales së Kupës së Shqipërisë ndaj Dinamos.

Shkodranët tashmë e kanë identifikuar fajtorin për humbjen e tyre 1-2 të mërkurën: ai është gjyqtari Tanush Latifi. Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga takimi i së mërkurës Vllaznia-Dinamo, drejtuesit e Vllaznisë vazhdojnë të ankohen për atë gjykim, të cilësuar skandaloz.

Madje, ata aludojnë se gjyqtari ka ndihmuar dukshëm dhe në mënyrë të qëllimshme rivalët kryeqytetas. Në shënjestrën e tyre  është treshja e gjyqtarëve, Latifi  së bashku me dy ndihmesat e tij, Lame dhe Elezi. Gjatë ditës së djeshme, krerët e klubit shkodran kanë nxituar nëpër televizionet lokale dhe ato kombëtare për të siguruar pamjet e këtij takimi.

Pasi janë siguruar pamjet, drejtuesit e Vllaznisë i kanë analizuar me kujdes detaj për detaj të gjitha rastet e dyshueshme. Sipas tyre, dukej shumë qartë se, në rastin e golit të parë të dinamovitëve, Sefa e devijoi topin drejt rrjetës me dorë dhe jo me kokë. Gjithashtu, kuqeblutë
ngrenë pretendimet se u është mohuar edhe një 11-metërsh, pasi në minutën e 75-të, brenda zonës kundërshtare, topi është
prekur dukshëm me dorë nga një mbrojtës i saj.

Arbitri ka qenë shumë pranë, por nuk e ka ndërpresë aksionin për të dhënë penallti për shkodranët, por ka lejuar avantazhin e lojës. Gjatë
vëzhgimit të pamjeve filmike është vërejtur gjithashtu se, dy futbollistë të Dinamos duhej të ishin ndëshkuar me kartonë të kuq për ndërhyrje nga mbrapa, ndërkohë që më parë ishin të ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Të gjitha këto raste flagrante kanë detyruar drejtuesit e Vllaznisë të apelojnë gjykimin skandaloz të kësaj ndeshjeje pranë organeve kompetente në FSHF.

Top Channel