Skandali Rocchi/ Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interi, del video ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti
Ervin Skela rinovon kontratën me Energie Kotbus. Pas bisedimeve të shumta me drejtuesit e klubit, mesfushori kuqezi gjeti gjuhën e përbashkët dhe do të luajë në këtë skuadër deri në vitin 2011.
Në fakt, marrëveshja e arritur mes palëve ndryshon nga pretendimet fillestare të 32-vjeçarit: Skela kërkonte të përfitonte 3 vjet kontratë, me synimin për të mbyllur karrierën në radhët e ekipit që lufton për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman, madje ishte i gatshëm të luante aty edhe në Bundesligën II.
Gjithsesi, në fund ai firmosi vetëm për dy vjet dhe akordi prishet automatikisht nëse Kotbus bie nga kategoria. Vlonjati u bashkua me këtë skuadër në janar të vitit 2007, pas aventurës së dështuar tek Askoli në Serinë A italiane dhe prej atij momenti është shndërruar në një lojtar mjaft të rëndësishëm.
Në karrierën e tij, ai ka luajtur 157 ndeshje në Bundesligë, ndërkohë që numëron 19 gola të realizuar: tetë prej të cilëve me fanellën e Kotbus, duke qenë vendimtar në mbijetesën e sezonit të kaluar.
“Me rinovimin e kontratës, Energie Kotbus dhe Ervin Skela konfi rmuan dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Të dyja palët kishin ambicie të njëjta dhe kjo i lehtësoi së tepërmi bisedimet”, deklaroi menaxheri i klubit, Shtefen Haidrish.
Top Channel