Real Madrid, Ramos flet per te pakenaqurit

27/02/2009 21:20

Humbja me Liverpool nuk i ka shuar shpresat e trajnerit te Real Madrid, Juande Ramos per kualifikimin e skuadres ne turin tjeter te Champions League.

Por nderkohe, para udhetimit ne “Anfield Road”, tekniku spanjoll duhet te bashkoje skuadren duke kenaqur deshirat e te gjithe lojtareve. Behet fjale per francezin Faubert dhe tre holandezet, Robben, Sneijder e Van der Vaart, te cilet ndihen te pakenaqur per shkak te aktivizimit te paket.

“Faubert ka qene i demtuar per 10 dite prandaj nuk stervitet dhe ajo qe ka thene po me habit”, shprehet Ramos. Ne vijim, ai komenton edhe situaten e Van Der Vaart. “Une kam besim dhe gjykoj vetem ne baze te asaj cfare me thone lojtaret, sepse mund te krijohen edhe probeme me perkthimin”, thekson Ramos me shume diplomaci.

Ne lidhje me ceshtjen Sneijder, tekniku theksoi se nderrimi i tij me Guti-n ne ndeshjen ndaj Liverpool eshte vetem nje vendim teknik. Ne fund te fjales, Ramos shkeputi edhe nje mendim per Robben, duke thene se loja individuale po e largon shume nga skuadra.

Top Channel