
Nje bombe ne ambasaden e Bashkimit Sovjetik ne shkurt te vitit 1951, imagjinate e shfrenuar e qeverise komuniste ne Tirane edhe pse nuk shpertheu kurre dhe nuk shkaktoi asnje viktime, la ne histori nje nga gjurmet me te pergjakura te regjimit komunist.
Regjimi i Tiranes ishte ishte ne kulmin e dashurise me stalinistet e Moskes dhe nje bombe mjaftoi per te nisur nje vale terrori politik. 22 viktima ne Tirane u ekzekutuan pa gjyq dhe u hodhen ne nje varr te perbashket mes tyre vetem nje grua. Pas kesaj familjet e tyre u internuan ne zona te thella te vendit thuajse te pabanuara.
58 vite me vone familjaret e viktimave u nderuan ne nje pritje te vecante nga presidenti i Republikes, Bamir Topi.
“Ne kulmin e represionit komunist, u vrane 22 perfaqesues ne familjet me te shquara shqiptare, duke treguar qarte servilizmin e pashoq te Bashkimit Sovjetik”, u shpreh Topi.
Duke ironizuar regjimin e diktatorit Hoxha, presidenti Topi i tregua i kujdesshem ne lidhje me trajtimin permes nje ligji demokratik te shtreses me te vuajtur te shoqerise shqiptare te perndjekurve politike duke prekur keshtu debatin e dites.
“Ky rast na dha mundesine qe te kontaktojme direkt, qe te prekim historine permes perfaqesuesve te ketyre familjeve, per te dhene dhe mesazhet e duhura per nje paqe sociale ne Shqiperi, per nje paqe, qe eshte e detyrueshme ne nje shoqeri qe eshte tronditur shume ne kushtet e nje izolimi shume te thelle, te paprecedente ne historine e Evropes Lindore”, u shpreh Topi.
Nata e pergjakshme e 27 shkurtit 1951, do te mbahet mend si nata ku komunistet e Tiranes filluan te ruheshin edhe nga imagjinata e tyre.
Historia tronditese e familjareve te 22 viktimave te asaj nate eshte gjithsesi vetem nje nga historite e pergjakshme e regjimit diktatorial me te eger ne Europe.
Top Channel