Henry: Karrieren do ta mbyll me Barcelonen

27/02/2009 16:50

Thierry Henry ka kaluar pjesen me te veshtire tek Barcelona dhe tashme duket se ai ka gjetur habitatin natyral.

Kur mendohej se ky do te ishte sezoni i fundit i francezit tek Barcelona, ish bomberi i Arsenalit ka rigjetur formen dhe nuhatjen ndaj portave kundershtare. Pas golit shume te rendesishem ne ndeshjen kunder Lionit, ai ka konfirmuar se do qendroje tek katalanasit edhe ne sezonin e ardhshem.

Ne nje interviste dhene per gazeten vendase “La Vanguardia”, ai ka theksuar se ne Barcelone ndryshojne shume gjerat dhe asgje nuk eshte e njejte si tek Arsenal.

“Eshte shokuese sepse duhet te jetosh ketu per ta kuptuar. Eshte Katalonje dhe jo Spanje, eshte nje gje krejt tjeter. E dua qytetin pasi qe ne muajin shkurt dielli ndricon. Ketu jetohet dhe ushqehet mire. Ky eshte nje nder tre apo kater klubet me te medha ne bote dhe eshte normale qe dua ta mbyll ketu karrieren time”, thekson sulmuesi francez.

Top Channel