UEFA, Verder Bremen ndeshkon Milanin

26/02/2009 23:25

Verder Bremen perjashton Milanin nga Kupa UEFA, duke mos i dhene mundesine ekipit te Ancelotit te fitoje per here te pare ne historine e tyre kete trofe.

Nje pjese e pare me e mire per vendasit te cilet shenuan dy here ne porten e gjermaneve. Ne fillim ishte Pirlo qe kaloi kuqezinjte ne avantazh pasi shnderroi ne gol nje 11 metersh dhe pas tij ishte Pato qe me golin e dyte coi te qete Milanin te qete ne pushim te ndeshjes.

Por gjithcka ka ndodhur ne 45 minutat e dyta, italianet u terhoqen prapa ne kerkim te mbrojtjes se rezultatit, duke i lene me shume hapesire veprimi Verderit. Kerkimet e tyre per gol jane shperblyer ne minuten e 68 dhe 78 me autor Pizzarron, dopjete e cila i jep Verderit bileten per ne cerekfinalet e kupes UEFA.

Pas Milanit nje tjeter skuader italiane eshte eleminuar nga ky kompeticion. Edhe pse kaloi e para ne avantazh, Fiorentina nuk ka mundur ta ruaje kete rezultat deri ne fund te 90 minutave perballe Ajaksit, duke u ndare me barazim 1-1, nje rezultat qe kalon holandezet e Van Basten ne turin tjeter.

Fituesit e ketij trofeu ne fuqi, ruset e Zenit ashtu si ndeshjen e pare kane mundur edhe ne te dyten 2-1 gjermanet e Shtutgart duke treguar se jane nje kundershtar i forte. Per Manchester Sitin ka qene i lehte kualifikimi per ne cerekfinale pasi mundi 2-1 danezet e Kopenhagenit.

Top Channel