Skandal ne Spanje, futbollistet te dyshuar per trafik droge

26/02/2009 17:50

Futbolli spanjoll perfshihet nga nje skandal i lidhur me dyshimet per trafik droge nga ana disa futbollisteve.

Dy agjente te FIFA-s dhe disa lojtare jane vene ne qender te nje hetimi nga policia iberike per trafik kokaine mes Valencias dhe Madridit. Gjate operacionit eshte zbulluar nje ngarkese me rreth 600 kg kokaine me prejardhje nga Argjentina, e destinuar per t’u shperndare ne Gadishullin Iberik.

Nje prej liderve te kesaj organizate eshte ish agjenti i lojtareve Zoran Matijevic, udhetimet e shumta te te cilit ne Ameriken e Jugut bene qe policia te dyshoje per levizjet e dyshimta.

Sipas gazetes spanjolle “AS”, hetimet mund te nxjerrin ne siperfaqe nje skandal te madh, pasi mendohet se disa lojtare te hetuar luajne per skuadra si, Atletico Madrid, Rayo Vellecano, Poli Ejido dhe Hercules.

Top Channel