Nedved, lamtumire futbollit ne fund te sezonit

26/02/2009 18:55

Afrohet data e lamtumires se Pavel Nedved nga futbolli i luajtur. Ne fund te ketij sezoni, ceku do ta mbylle aventuren e tij te gjate ne boten e futbollit pas 13 vitesh te lavdishme ne Itali me Lazio-n dhe Juventusin.

Edhe pse vitin e shkuar u fol per nje zgjatje kontrate, tashme gjithcka eshte bere e qarte, “Arusha ceke” do largohet perfundimisht nga fushat. “Une do ta mbyll me kete sezon, sido qe te perfundoje ne Champions League dhe kampionati. Kete vendim e kam marre vete dhe nuk do ta ndryshoj. Nuk ka nevoje te rimendohem sepse ky eshte momenti i duhur”, thekson Nedved.

Ndeshja e kthimit ndaj Chelsea eshte shansi i fundit qe Nedved te fitoje nje trofe kaq te rendesishem sa Champions League, te cilin nuk ka arritur ta preke asnjehere edhe pse ka luajtur per shume vjet ne nivele shume te larta.

“Po defrehem shume por besoj se fizikisht dhe moralisht ka ardhur momenti t’u le hapesira te rinjve sepse e meritojne te luajne. Ndoshta ju duket se jam ende i ri, por une jam ne kufirin e 37 viteve dhe mendoj se eshte momenti i duhur per t’i dhene fund”, theksoi mesfushori bardhezi ne nje deklarate per mediat. 

Top Channel